Tuesday, December 4, 2012

JETESHKRIMI I NJE DIJETARI MISTIK

  http://www.youtube.com/watch?v=fWoweWDJ-XQ
 VIDO NGA TEQJA RIFA'I NE TIRANE 
                                   
Sheh Ahmedi ishte fetar e atdhetar, poet, shkrimtar, mësues, hoxhë, imam në xhami dhe më në fund: Sheh i tarikatit Rifa’i. Në vendlindje, në Shkodër, i kreu mësimet fillestare dhe ato të mesme, kurse studimet e larta në Iran, ku qëndroj shtatë vjet. Kur u kthye në vendlindje, në fillim shërbeu si mësues besimi, në shkollën fillore në Parrucë të Shkodrës. Në vitin 1911, Sheh Ahmed Shkodra u caktu të shërbente si hoxhë, imam, në Xhaminë e lagjes “Shabanej”, kurse në vitin 1916 e themeloi Teqen e Tij, të Tarikatit Rifa’i…

Për me ushtru të drejtën për veprimtari në tarikatin Rifa’i, duhet Ixhazetnameja, Hilafetnameja apo vërtetimi-leja, siç duhet edhe tek tarikatet tjera, të cilën Sheh Ahmed Shkodra e mori në Gjakovë, nga shehu i mirënjohur Haxhi Sheh Musaja.

Haxhi Sheh Musa (1855-1917) ishte një burrë i ditur, i ndritur, kishte studiuar në Stamboll, prej atyhit nga Sheh Ibrahimit, i Teqesë së Rifai’ive të Stambollit, kishte marrë Hilafetnamenë dhe ishte dërguar misionar në Gjakovë, në vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirësi…

Në vitin 1882, Haxhi Sheh Musa, me ndihmën e disa ylemave të Gjakovës e të popullit, e ndërtoi një teqe madhështore, e cila është “Asetane” “Nana e Teqeve” e Tarikatit Rifa’i, ku pas Sheh Musës ka shërby i biri, Sheh Ademi (1896-1938), Sheh Daniolli (1911-1981), Sheh Lutfiu dhe tani asht i biri i tij, Haxhi Sheh Masari, kurse vllau i tij, Sheh Hajdari, shërben në Teqen Rifai’i, buzë Valbonës, në Gri, Shqipni…

Në fillim, Sheh Ahmed Shkodra në veprimtarinë e tij, për përhapjen e Tarikatit Rifa’i, pati ofendime, sulme, kundërshtime….Por, me kalim kohe, duke i përballue këto me durim, besim, mençuri, maturi…, Tarika Rifa’i filloi të përhapet nga Shkodra, në Veri, Gegni, deri në Gjirokastër, në Jug, në Toskëri…

Por, ajo që e bëri Shejh Ahmed Shkodrën të paharruar, përveç tjerash, është fjala e tij e shkruar.

Në vitin 1926, në ribotimin e librit “Këshilli i Atdheut”, Sheh Ahmed Shkodra informonte lexuesit, nëpërmjet mbulesës së fundit se: “Librat që janë gati për t’u shtyp”. Lista përmban 22 tituj, të cilët janë:

1. Të ramit e të Madhit t’onë në bark të Nanës

2. Të lemit e të Madhit t’onë e madhniet e tij

3. Të njitunit e të Madhit tone në Qiell

4. Zani i Dervishëve

5. Zani i Rifais

6. Istoria e Ehli Bejtit…

7. Këshilli i Dervishit

8. Zani i Alisë

9. Të lemit e Imam Alis

10. Ligjet e Rifaiive

11. Fabrika e Zotit (qoftë livdue)

12. Fabrika e vogël

13. Shekulli i vogël

14. Të lemit e gjithsis me kunorë të Perendis

15. Këshilla të nalta (filozofina fetare)

16. Të lemit e Zojë Fatimes

17. Mrekullinat e plakut t’onë

18. Rregulli i qeveris (hija e Perendis)

19. Madhnija e Naltsija e Ehli Bejtit

20. Barka e Nuhit (lavdi qoftë mbi të)

21. Rruga e drejtë, Kur’ani e Ehli Bejti

22. Këshilli Kombëtar


Lindi në Shkodër me 16 Mars 1881. Eshte djali i Mulla Muhamedit apo Mulla Muhos, siç njihet në popull.

Mulla Muhamedi ishte hoxhë, imam, ka shërby edhe si myderriz (profesor) dhe myfti. Ishte djali i Sheh Hasanit. Pra, Sheh Ahmed Shkodra babën e kishte hoxhë, kurse gjyshin sheh e hoxhë, këtë e shënoi dhe e përjetësoi penda e tij, në një poezi:

”Gjyshi im ish me randsi

Dervish dhe Imam n’xhami

i urtë e trim si luan

ish i zoti për tagan” 


Shejh Ahmedi ndrroi jete me 17 shkurt 1927. U varros në Shkodër, pranë varrit të Haxhi Sheh Shamisë.

Marre nga Albaniana.com